Categories Showbiz

“S’kam lidhje me fotot e mediave!”, Bebe Rexha tregon trupin e saj pas fotove që bënë xhiron e rrjetit

Bebe Rexha duket se po shijon ditët më të bukura me partnerin e saj, Keyan Safyari. Këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar me kineastin në Cabo San Lucas në Meksikë duke shijuar rrezet e diellit së bashku. Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që Bebe qëndronte e shtrirë pranë partnerit të saj. Mirëpo, vëmendje kanë marrë format e saj trupore që janë komentuar jo pak dhe kjo gjë s’i ka pëlqyer aspak këngëtares me origjinë shqiptare.

Ajo ka publikuar disa video në Instastory duke treguar trupin e saj me bikini, teksa shprehet se në realitet nuk është ashtu siç ka dalë në fotot e paparacëve. Autorja e hitit “In the name of love” pranon se ka celulit dhe strija, si çdo femër fundja, por nuk duket si në fotot e mediave. Në një story tjetër ajo ka treguar në laptopin e saj fotot e fotografëve dhe duhet ta pranojmë se diferenca është e dukshme.

“Unë shkova në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët postuan disa foto të miat. Dua t’ju tregoj se si unë dukem me rrobabanjot e mia. Ky është trupi im pa filtra dhe nuk ka lidhje me ato fotot e shëmtuara që janë publikuar në media. Kam shenja, strija, celulit, por nuk kam bërë ndërhyrje, nuk e kam prekur kurrë trupin tim. Më pëlqen të ha dhe kam ilaçe për shëndetin mendor, kështu që kjo jam unë”, shprehet ajo.

Bebe Rexha ka treguar gjithmonë se nuk ka kompleke me trupin dhe peshën e saj. Ky është padyshim një mesazh shumë i vlefshëm për të gjitha gocat dhe gratë, sepse në fund të fundit pesha juaj e trupit nuk tregon asgjë rreth jush. Rëndësi ka ta duam veten si jemi, me apo pa ato kilogramët e tepërt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME