Categories Lajme

Nuk mjafton blerja e gjelit për Vitin e Ri, mesazhi i Metës për Ditën e të Moshuarve: Të rriten menjëherë pensionet

Data 1 Tetor përkon me Ditën Botërore të të Moshuarve, ndaj të cilëve nuk ka munguar urimi i Presidentit Ilir Meta. Në njv shkrim në Facebook, shpreh mirënjohje për gjithçka kanë bërë për atdheun ndërsa theksoi se duhet të rriten pensionet pasi të ardhurat mujore nuk i mjaftojnë për të paguar ilaçet, dritat apo ujin. Sipas Metës, blerja e gjelit të Vitit të Ri nuk është e mjaftueshme dhe të moshuarit kanë nevojë zgjidhje të qëndrueshme. Statusi i plotë: Mirënjohje, respekt dhe vlerësim ndaj gjithë të moshuarve të Shqipërisë që aq shumë kanë dhënë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe Atdheut tonë. Pavarësisht kontributeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme në këtë drejtim, Dita Botërore e të Moshuarve, e gjen sot këtë kategori të margjinalizuar, në gjendje tejet të rënduar, pothuajse të braktisur nga shteti dhe të shkëputur nga fëmijët e larguar masivisht në emigrim.

Trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin. Me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë, trajtimi i tyre shëndetësor nga institucionet shtetërore në raport me të ardhurat dhe nevojat që ka kjo kategori, është thuajse i papërfillshëm. Braktisja, vijon të jetë gjithashtu një plagë e rëndë.

Vetmia që përjeton kjo kategori prej shpopullimit, dramës së madhe të popullit tonë dhe familjes shqiptare në vitet e fundit, është e papranueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme duke rikthyer shpresën në radhë të parë për fëmijët e tyre për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe pranë familjeve. Rritje të ndjeshme dhe të menjëhershme të pensioneve, ndihmë ekonomike të prekshme për përballimin e kostove të medikamenteve, energjisë elektrike dhe ujit dhe trajtim të veçantë shëndetësor e social, janë disa masa efektive që meritojnë adresim të menjëhershëm. Është koha për të kthyer në veprim shërbimin me përulje dhe vlerësimin e merituar ndaj tyre, jo vetëm me mbulimin e pagesës për blerjen e gjelit për Vit të Ri, por nëpërmjet masave konkrete që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, solidaritet dhe përkrahje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Maj 2024

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat mafioz çiftit shqiptar në Athinë. Vritet armiku i Ervis Martinajt, plagoset gruaja

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Mediat helene…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin kokainë në Itali, arrestohen disa shqiptarë, mes tyre dhe një çift bashkëshortësh (EMRAT)

Policia italiane ka arrestuar 8 persona për shitje kokaine dhe mes tyre 3 janë shqiptarë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Është arratisur? Majmuni del xhiro në Tiranë, qytetarët shtangen

Një video e bërë në Sauk ka shkuar menjëherë virale në rrjete sociale. Një majmun i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arkeologët zbulojnë një pishinë të shekullit të parë në Durrës

Gërmimet arkeologjike në oborrin e shkollës “Gjergj Kastrioti” të Durrësit, e cila  pritet t’i nënshtrohet…

LEXO ME SHUME