Categories Lajme

“Nuk shkojmë dot në shtëpi, jemi të zhytur në borxhe”

Vijon në ditën e 4 të saj greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit, për të cilët tashmë kanë nisur edhe komplikacionet shëndetësore. Jashtë dyerve të ambulancës ku ata po qendrojnë në grevë, janë parë sot edhe familjarë të shumtë, por edhe një partullë policie. Grevistet kanë kaluar një nate në të ftohte, ndërkohë që shumë prej tyre shprehen se kanë dhimbje koke e shqetësime që lidhen me moshën e tyre e vitet e punës mes rafinerisë.  Ajo që është edhe më e trishtë është fakti se askush nuk ka shkuar për ti parë ata nga afër, as ndonjë mjekë e as infermierë.

Një prej grevistëve është shprehur për gazetaren e Fax News Fatmira Bajramaj, se ai vetë ka më shumë se 25 paga pa marrë, që shkojnë deri në 20 milionë lekë të vjetra. Ai shprehet se askush nuk interesohet për ta, ndërkohë që janë të zhytur në borxhe. “Nuk kemi ku të shkojmë në shtëpi, jemi të zhytur në borxhe, nuk kemi parë një deputet që të thojë një fjalë për hallin tonë, duam të çojmë fëmijët në shkollë. Kjo uzinë është bërë me forcat e prindërve tanë me gjakun e tyre, dhe vijnë hajdutë nga jashtë dhe bashkëpunojnë me këta tanët dhe na lënë në rrugë.

Është gjynah që ti lësh këta njerëz kështu pa një ndihmë pa asnjë gjë, shokët kanë filluar që të kenë probleme me shëndetin, dhimbje koke, tension, marrje mensh, nuk kemi rrugë tjetër, duam djersën tonë. Nuk duam as luks dhe as lëmoshë, duam djersën tonë.

 Ne kemi kaq vite që jemi në pandemi, nuk kemi lekë që të marrim asnjë aspirinë. Unë kam 25 paga pa marrë, rreth 20 milionë lekë, me çfarë do rrojë ky njeri për kaq shumë kohë pa u paguar, kam paguar 25 muaj pa një kokërr leku. Jam specialist prej 17 vitesh, dhe kur vjen ora na hedhin në rrugë, na heqin dhe nga puna”, shprehet një prej naftëtarëve. Të gjithë grevistët shprehen se nuk do të heqin dorë nga qëndresa e tyre deri në marrjen e pagave, pasi e kanë të pamundur që të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë para as për të siguruar mbijetesën, e aq më pak shkollimin e fëmijëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME