Categories Lajme

“Nuk na i kanë gjetur të gjitha”… Grabitja në shtëpinë e zyrtares, përgjimi që zbuloi nënë e bir

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për të gjetur origjinën e parave të vjedhura në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi.

Gazetari i Klan News Besart Bajraktaraj raporton se në rast se këto para rezultojnë të padeklaruara, atëherë do të ngrihet akuza ndaj Alda Klosit. Ai shtoi se sa i përket hetimeve nga të dyja palët, po hetohet për shumën e dytë të parave, mbi 400 mijë euro të cilat u gjetën në tubin e aspirimit në banesën e nënë e bir. Se ku janë vjedhur nuk është përcatkuar ende megjithëse dyshimet janë se janë marrë në të njëjtën banesë te “Rruga e Kosovarëve”.

Sipas gazetarit, në një bisedë të përgjuar mes Rozeta Dobit dhe Havier Dobit në ambientet e paraburgimit, mësohet se ata janë shprehur se nuk e kanë gjetur shumën e madhe por vetëm 120 mijë euro. Nga ky audiopërgjim policia ka arritur të gjejë paratë e fshehura në tubin e aspirimit.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e shtunë, me 7 Janar ku nënë e bir u arrestuan për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë ku Rozeta Dobi ishte punonjëse e mirëmbajtjes. Pas kontrolleve të mëtejshme në banesën e tyre u gjetën dhe para të tjera në tubin e aspirimit. Mësohet se pronarja e shtëpisë Alda Klosi ka qenë jashtë vendit dhe para se të largohej i ka dorëzuar një kopje të çelësit pastrueses, e cila më pas bashkë me djalin e saj ka ndërhyrë në kasafortë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME