Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Durrësit për të takuar personat e prekur nga tërmeti.Ky takim është shoqëruar me replika mes banorëve të cilët luten për rindërtimin e shtëpive dhe madje refuzojnë të shkojnë në hotelet e siguruara për strehim.
Qytetari: Do flej në fugon, nuk dua të shkoj në hotel. Do flej në furgon vetëm dua t’më premtoni që do më ndërtoni banesën
Rama: Do flesh në hotel
Qytetari: Do flej në furgon
Rama: Ti do flesh në furgon po ky (djali i vogël) në furgon do rrijë.
Qytetari: E kam cuar nëpër njerëz
Rama: Do rrijë në hotel, do rrijë në hotel derisa të bëhet shtëpia se ajo do kohë