Categories Lajme

Shqiptarët e Kosovës ndihen të tradhtuar nga Edi Rama dhe Shefqet Kastrati: Ne ndihma, ju taksën

Shqiptarët e Kosovës kanë reaguar lidhur me taksën që po iu duhet ta paguajnë për automjetet me të cilat po i bartin ndihmat për të prekurit në Shqipëri. Ata kanë kërkuar pezullimin e kësaj takse, raporton Express. Përmes një postimi në Facebook, gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se në Vërmicë po hapet pika kufitare për ndihmat nga Kosova, por nuk po hapet “rampa” pa paguar 5 euro. “D.m.th. hapet pika kufitare në Vërmicë për ndihmat që vijnë nga Kosova për Shqipëri, por nuk hapet “rampa” për ndihmat pa paguar taksën 5 euro.

Edhe Kimete Berisha i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që ta pezullojë taksën e Rrugës së Kombit. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se asnjë vend të botës nuk ndodh që të paguhet gjobë për humanizëm. “Pezulloje taksën e Rrugës së Kombit për shqiptarët e t’u më së pari, që po strehohen në Kosovë, sepse askund në botë nuk ndodh me pagu gjobë për humanizëm dhe gjobë për shpëtim, me pagu gjobë për mbijetesë, gjobë për bukë goje”.

Edhe zëvendësminitrja e MBPZHR’së, Myzejene Selmani ka kërkuar heqjen e taksës. “Hiqe taksên Edi Rama rastet e ndihmave nuk paguajnë as nëpër dogana kupton një here e mirë se je gabim.Ne jemi një e ti?”, ka shkruar Selmani.

Ndryshe, para pak minutash Shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë ka njoftuar se duke filluar që nga dita e djeshme ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjitha makinave që janë solidarizuar ose kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti. Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se ata do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente. “Ju informojme se shoqeria koncesionare e autostrades Milot – Morine (Rruga e Kombit), duke filluar qe nga dita e djeshme date 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagese te te gjithe makinave (individe, shoqata, institucione te Kosoves, Shqiperise, etj), te cilet jane solidarizuar apo qe kane sjelle ndihma per te prekurit nga termeti. Keto grup personash do te lejohen te kalojne pa pagese deri ne perfundim te situates emergjente”, thuhet në komunikatë./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME