Categories Lajme

Nuk tërhiqet Trump, bën lëvizjen e fundit për të ndaluar Biden-in drejt Presidencës, ngre padi në gjykatë ndaj…

Zyrtarët e fushatës së Presidentit Donald Trump po vazhdojnë përpjekjet e pashembullta për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ata njoftuan të dielën se kishin depozituar një ankesë të re në Gjykatën e Lartë edhe pas disa dështimesh në procese të ndryshme gjyqësore.

Nëpërmjet ankimit synohet rrëzimi i një vendimi të Gjykatës së Lartë të Pensilvanisë që kanë të bëjnë me fletëvotimet e hedhura me postë, duke i kërkuar asaj të refuzojë vullnetin e zgjedhësve e të lejojë Asamblenë e Përgjithshme të Pensilvanisë që t’i përcaktojë vetë elektorët.

Ndërsa do të ishte jashtëzakonisht e vështirë që gjykata më të lartë e vendit të zhvlerësonte rezultatin e zgjedhjeve demokratike në mungesë të fakteve për manipulim të votave, edhe në rast të një vendimi pro ankimit rezultati nuk do të ndryshonte. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të ishte fitues i zgjedhjeve edhe pa Pensilvaninë, për shkak të fitores së tij të gjerë në Kolegjin Zgjedhor.

“Ankimi kërkon të vendosë në funksion të gjitha mjetet juridike të përshtatshme, përfshirë lirimin e elektorëve që votuan për Joseph Biden-in dhe lejimin e Asamblesë së Përgjithshme të Pensilvanisë që t’i zëvendësojë ata”, tha në një deklaratë avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani.

Zoti Giuliani kërkon që gjykata të veprojë me shpejtësi e të marrë vendim përpara 6 janarit datë kur Kongresi çertifikon rezultatin e shënuar në Kolegjit Zgjedhor, i cili konfirmoi fitoren e zotin Biden me 306 vota elektorale ndaj 232 që mori zoti Trump. Por gjykatësit nuk kanë në plan të mblidhen sërish, as dhe privatisht deri më 8 janar, pra dy ditë pas Kongresi numëron votat e Kolegjit Zgjedhor.

Muajin e kaluar Pensilvania çertifikoi zotin Biden si fitues të 20 votave elektorale të këtij shteti, tre javë pas numërimit të votave dhe një vargu sfidash të dështuara ligjore.

Fushata e zotit Trump dhe aleatët e tij tani kanë ngritur afërsisht 50 padi gjyqësore duke pretenduar për manipulim të gjerë me votat. Pothuajse të gjitha janë hedhur poshtë apo nuk janë shqyrtuar për shkak të mungesës së provave.

Zoti Trump ka humbur beteja ligjore përballë gjykatësve të të dy partive politike, përfshirë dhe atyre që ka emëruar ai vetë. Disa nga kritikat më të forta ndaj tij kanë ardhur nga konservatorët.

Gjykata e Lartë ka refuzuar të shqyrtojë dy çështje, vendime këto që zoti Trump i ka kritikuar.

Padia e re që zyrtarët e fushatës së zotit Trump ose aleatët e tij republikanë kanë çuar në Gjykatën e Lartë është të paktën e katërta që përfshin Pensilvaninë në një përpjekje për të përmbysur fitoren e Biden në këtë shtet ose me synimin për të hedhur poshtë vendimet e gjykatës lidhur me fletëvotimet me postë. Shumë nga paditë janë ngritur në gjykata të nivelit më të ulët. Rreth 10 mijë fletëvotime me postë që mbërritën pas mbylljes së procesit të votimit, por para një afati të përcaktuar nga gjykata shtetërore mbeten në harresë, në pritje të vendimit të gjykatës më të lartë nëse ato duhet të numëroheshin apo jo./ VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME