Categories Lajme

“Nuk vlente më si teatër”/ vjen reagimi nga Blendi Fevziu: Duhej ruajtur si trashëgimi kulturore

Gazetari dhe moderatori i “Opinion” Blendi Fevziu ka komentuar ngjarjet e ditës së sotme që kulmuan me prishjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, ajo godinë nuk vlente më si teatër, por duhej ruajtur si pjesë e trashëgimisë kulturore. Fevziu shtroi problemin se, në Tiranë ka disa objekte që mund të zhduken pasi nuk kemi një listë të objekteve të trashëgimisë kulturore në kryeqytet. “Nuk vlente më si godinë, por vlente si një pjesë e trashëgimisë kulturore. Mund të kthehej në muze. Që në 2018 u shpreha se nuk i takon aktorëve, por të gjithë shoqërisë.

Ajo që jam kundër është se, teatri i ri kushton 30 milionë euro, mbi atë që Shqipëria meriton të ketë. Kjo godinë mund të ndërtohej në një vend tjetër. Ekonomia, rriogsat mund të jenë më të prekshme për shqiptarët. Kam qenë pro prishjes së Piramidës. Doli Rama, Shkreli e thanë është pjesë e trashëgimisë kulturore. Pse Teatri nuk është pjesë? Ne nuk kemi një listë sot. Kush garanton sot se shkojnë diku tjetër, në rrugën e Kavajës, te Kalaja?

Ka me dhjetëra objekte që zhduken. Ka disa objekte që priten të shemben dhe të ndërtohen pallate. Të përcaktohen zonat. Këshilli Bashkiak duhej të bënte një debat të hapur, çfarë ishin argumentet pse duhet prishur e pse nuk duhet prishur”, tha Fevziu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME