Categories Lajme

“Omicron” 3-fishon të infektuarit aktiv në dy javë në Shqipëri

“Omicron”  ka trefishuar të infektuarit aktiv në Shqipëri në dy javë. Nga rreth 6400 të prekur që rezultonin në vend sipas autoriteteve shëndetësore më 1 janar numri i tyre i ka kaluar  20 mijë e 400 të infektuar.

Asnjë  Qark nuk i ka shpëtuar përhapjes variantit të ri të Covid, por Tirana vijon të qëndrojë në krye.  Gjysma e personave  pozitiv ndodhen në kryeqytet.  Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Vlora janë gjithashtu qytete me numër të lartë të prekurish.

“Omicron” ka shtuar të infektuarit edhe në Qarqe në të cilat  kur në qarkullim ishte vetëm “Delta”  numri i tyre nuk i kalonte dy shifra, si Dibra me 271 të prekur dhe Kukësi me 180.
Në 15 ditët e para të janarit rritje kanë pësuar dhe të shtruarit në spitale.  Megjithkëtë  jo në të njëjtën tendencë me të infektuarit nga Sars CoV 2.

Mjekët në “Infektiv” dhe Covid 3 aktualisht po mbajnë në mbikqyrje 51 pacientë më shumë se në fillim të muajit dhe afro dyfishin  e atyre që ishin në gjendje të rëndë në nisje të vitit të ri.

Tirana kryeson dhe për numrin e të shtruarve në spital, me 32 pacientë.   Por në raport me të infektuarit aktiv të sëmurët që kanë nevojë për trajtim të specializuar përbëjnë vetëm  0.32 %.    Ndërsa Kukësi , bashkia e parafundit  për numrin e të prekurve, 2.7% të personave aktiv I ka në  spital.

Ndërkohë  dy  javët e para të janarit  prej Covid 19 kanë humbur jetën 47  persona.

Pavarësisht kësaj për të parë ecurinë e pandemisë në vend, si sa I përket rasteve të reja ashtu dhe të shtruarve në spitale, mjekët kanë paralajmëruar se duhet pritur fundi i janarit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME