Categories Lajme

Operacion antidrogë në Itali, 14 të arrestuar, pesë janë shqiptarë

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane, ka çuar në arrestimin e 14 personave, mes të cilëve pesë shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kilogramë drogë, të llojit kanabis, kokainë dhe heroinë.

Hetimi i cili ka nisur në maj të vitit 2016 llogarit se të ardhurat nga kjo sasi e kapur janë mbi 15 milionë euro.

Ndërsa një operacion i vitit 2018 po në kuadër të këtij hetimi, çoi në shkatërrimin e dy organizatave të fuqishme kriminale, që vepronin kryesisht në Bari dhe provincat e tij, por edhe në Shqipëri, Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo.

Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë kryhej në rrugë detare, duke përdorur varka të vogla.

“Të dyja organizatat kriminale kishin një interes të përbashkët në Itali me organizatat kriminale puliane përgjegjëse për detyrat logjistike dhe në Shqipëri me organizatat kriminale përgjegjëse për prodhimin, paketimin, klasifikimin dhe transferimin e drogës nga Shqipëria në Pulia”, raportojnë mediat italiane.

Megjithatë, hetimet ishin komplekse dhe u kryen me ndihmën e përgjimeve telefonike, përgjime mjedisore, video incizime dhe shërbime vëzhgimi, gjurmimi dhe kontrolli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME