Elbasani është alarmuar këtë paradite, teksa një pako e dyshimtë është konstatuar në qendër të qytetit.
“BalkanWeb” mëson se pakoja e dyshimtë ka vënë menjëherë në lëvizje policinë, e cila ka evakuuar dhe rrethuar zonën. Ndërkohë, policia po bën verifikimin e pakos së dyshimtë.