Lajme

Pamje nga shpërthimi në ‘Audi-n’ e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës

Është publikuar fotoja e mjetit tip “Audi” të kreut të ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, Benard Ndreca i cili ka shpërthyer nga një sasi tritoli të vënë në pjesën e përparme.

Kreu i ‘Rithemelimit’ nuk ka marrë lëndime ndërsa automjeti është shkrumbuar pjesërisht në pjesën e përparme.

Rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në automjet.

Ai ka dalë nga shtëpia dhe është futur në automjet rreth orës 6 e 30 minuta. Fillimisht ka ndezur makinën dhe ka dalë nga mjeti. Ka hyrë në shtëpi dhe sapo është rikthyer në mjet për t’u nisur ka ndodhur shpërthimi.

Për fat Ndreca nuk ka pësuar asnjë dëm pasi ka arritur të dalë nga mjeti.

Dalin pamjet nga shpërthimi në ‘Audi-n’ e kreut të

Dalin pamjet nga shpërthimi në ‘Audi-n’ e kreut të

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close