
Disa pamje tronditëse kanë qarkulluar në rrjet së fundmi ku një nënë nga Durrësi, është filmuar, teksa dhunon fëmijën e saj të vogël në mënyrë kafshërore, nëme stë lagjes.
Ngjarja ëështë regjistruar në Lagjen 13 të Durrësit, ku shihet që nëna, godet fëmijën e saj. Fillimisht, ajo e godet me shuplaka, teksa është duke ecur dhe më pas, gjatë ngjitjes në shkallë e qëllon fort me shkelm.
Në vendngjarje janë edhe persona të tjerë, por që nuk reagojnë aspak. Videoja është filmuar nga një qytetar, që është shokuar nga kjo ngjarje.
Shkelmat në trupin e fëmijës janë një goditje e madhe për të gjithë shoqërinë që preket nga të tilla ngjarje.