Categories Lajme

Panariti për kërkesat e studentëve: Janë minimaliste

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti është shprehur se 8 kërkesat e studentëve janë minimaliste. Sipas tij përgjysmimi i tarifës është i drejtë duke marrë parasysh të ardhurat e familjeve shqiptare.

“Në rast se do të shikojmë ato 8 kërkesa që studentët në mënyrë këmbëngulëse por edhe nëpërmjet në proteste qytetare dhe të vazhdueshme përballë qeverisë, përballë parlamentit, ato janë kërkesa minimaliste. Kërkesa minimale që kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave të cilat janë penalizuese në raport me te ardhurat që familjet e tyre dhe ata personalisht kanë. Ka të bëjë me buxhetin për arsimin e lartë, që është më pak se gjysma e asaj që është premtuar në programin qeveritar. Dhe kushtet mjerane në konvikte në salla studimi, por edhe një sërë kërkesash të tjera, që duhen plotësuar pa asnjë lloj diskutimi. Pati një mundësi të artë qeveria për të bashkuar votat me opozitën dhe për të bërë ndryshime në buxhet sepse Presidenti i Republikës e ktheu buxhetin për të gjetur një shteg shfryrjeje për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Mund të ishim ulur, të diskutonim dhe sigurisht do të gjendeshin ato fonde nëse do të kishte vullnet. Mjaftonte të anulonim 2-3 kontrata që kanë impakt shumë më të ulët në cilësinë e përmirësimit të jetës apo në zhvillimin e vendit në raport me kërkesat legjitime të studentëve dhe ja ku gjendeshin paratë dhe studentët plotësonin ato kërkesa bazë e minimale, të cilat i artikulojnë sot e kësaj dite me shumë këmbëngulje dhe do të vazhdojnë t’i artikulojnë edhe në janar. Kur ne dëgjojmë që për një kilometër rrugë Thumanë-Kashar janë gati t’i jepen një koncesionari për një vlerë prej 20 milionë euro, mendoni se sa modeste janë kërkesat e studentëve për pak para më shumë për përmirësimin e strukturës së sallave të studimit, konvikteve, etj.”, – shtoi Panairiti, i cili shprehu keqardhjen edhe për buxhetin për bujqësinë dhe mundësinë e humbur për të thithur nga qeveria shqiptare fonde nga Bashkimi Europian.

“Buxheti për bujqësinë është buxhet mjeran. T’i japësh 20 milionë euro sektorit të vetëm prodhues i mirëfilltë i vendit, që prodhon, punon, eksporton dhe që sot e kësaj dite mban afër gjysmën e popullsisë së Shqipërisë, do të thotë praktikisht të tallesh me të dhe bujqësinë ta lësh në nivelin e mbijetesës dhe të mos jetë konkurruese. Ndërkohë, jemi vonë edhe në çështjen e thithjes së fondeve të BE-së.

Ky vit u mbyll, thirrja u hap me shumë vonesë, sepse u çedua rëndë në disa kritere që BE kishte vendosur për të disbursuar këto fonde e që kishin të bënin me personelin që duhet të ketë agjencia e pagesave, personel minimal në trupë njerëzish për të bërë ato përpunimin e aplikimeve, interpretimin dhe shpalljen e fituesve. Por sa herë që vjen pushteti, largohen njerëzit për t’u futur të tjerë dhe natyrisht BE këtë nuk e pranoi dhe kjo e futi gjithë procesin në një ngërç. Praktikisht një vit është humbur dhe nuk janë pak ato para. Unë pata fatin e mirë që ta firmosja atë marrëveshje kur isha Ministër i Bujqësisë me Bashkimin Europian, dhe u firmosën jo pak por 92 milionë euro që do t’i vihen në dispozicion bujqësisë shqiptare deri në vitin 2020.

Pra është një mundësi e artë, e mirë, që fermerët shqiptarë të përfitojnë grante të dhuruar nga BE për prodhim primar, për agro-përpunim, për agro-turizëm, etj., por edhe këtu po lëvizin me shpejtësinë e breshkës”, – tha ndër të tjera Panariti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME