Categories Kulture

“Shtëpizat e Krishtlindjes”, punime me perla, dru e qelq

Vendosja e shtëpizave të “Fshatit të Festave” në sheshin “Skënderbej” po shërben jo vetëm si një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen por edhe si mundësi për prodhimet artizanale.

Dritan Onjea nga Fushëbardha e Gjirokastrës është artizan që ka ekspozuar punimet e tij.  Ai realizon krijime të ndryshme me guaska deti: varëse, byzylykë, fishekë të ricikluar. Dritani ka 18 vite që merret me këtë punë, i bindur që është i vetmi, i cili mund të bëjë varëse apo byzylykë me guaskë të kësaj cilësie dhe kompozimi. Ai ka zgjedhur pikërisht guaskën në formësimin e krijimeve të tij, për arsye se ky është një element i qëndrueshëm.

Guaskat i mbledh në Butrint dhe thotë: “Guaska nuk digjet dhe i qëndron kohës, merr formën që ke dëshirë”. Ndërsa për sa u përket çmimeve, ai shprehet se çmimet varen nga lloji i asaj çka shitet. Ai tregon se prodhimet që ai krijon, njerëzve u pëlqejnë shumë.

“Unë jam duke bërë një palë vëth. I kam porosi tani, çdo gjë e bëjmë në çast. Punojmë me perla me të gjithë llojet e gurëve dhe porosinë e bëjmë në çast sipas porosisë ndaj edhe quhet artizanale. Çmimet e perlave fillojnë nga 1 mijë e pesëqind lekë të reja deri në 10 mijë lekë të reja për perla të egra që janë këto të papunuara(të egra siç i themi të detit). Kemi perla të kultivuara dhe perla të egra. Unë kam 18 vjet, kam filluar punën me guacka dhe më pas kam filluar me punimet e drurit. Drurin e ka punuar gjyshi ndërsa mamaja ka qenë artizane, janë marrë me tezgjah. Punimi i perlës apo i gurit në çast ka edhe shitje.

Por, sa interes kanë shqiptarët apo të huajt ndaj punimeve të dorës?

“Për gjërat që janë të bindura që janë në çast kanë edhe ecuri. Për shembull perlat dhe gurët, të huajt i preferojnë shumë. Kemi lëkurë gjarpri, pitoni, që bëjmë byzylykë, portofola, rripa të orës. Punojmë qeramikën. Qeramikën e bëjmë, vjen klienti dhe e bëjmë vetë varësen dhe e bëjmë siç ka dëshirë personi”, -thotë Dritani për ATSH-në.

Në një nga shtëpizat ndodhen të reklamuara edhe produkte tradicionale shqiptare. Fisnike Bajrami tregon se produktet ushqimore prodhohen në mënyrë tradicionale, pa makineri.

“Këto janë produkte artizanale shqiptare që kanë qenë dikur dhe ne po kthejmë traditën. Këto bëhen me sheqer dhe shije luleshtrydhe, portokall, mollë, janë pa ngjyrues. Janë produkte tradicionale shqiptare, të bëra me dorë. Nuk ka makineri që i bën, por të gjitha bëhen me dorë por kohë të merr shumë. Përafërsisht 2-3 orë ja dhjetë copë”, -tha ndër të tjera, Bajrami.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME