Categories Lajme

Partia Socialiste i beson Ervin Demos për një mandat të dytë në Berat

Ervin Demo rikonfirmohet si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Beratit. Lajmin e jep ministri dhe drejtuesi politik i kësaj force politike në Berat, Bledi Çuçi.

“Në Asamblenë e Partisë Socialiste 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝘂𝗮𝗺 𝗘𝗿𝘃𝗶𝗻 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗻 𝘀𝗶 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝗶 𝘆𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝟭𝟰 𝗺𝗮𝗷𝗶𝘁. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗮 që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe G𝗮𝗿𝗮𝗻𝗰𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗲𝘃𝗲 e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë.

Berati është një markë ndërkombëtare për vlerat që ka si pjesë e UNESCO-s, një qytet që 𝗺𝗲𝗿𝗶𝘁𝗼𝗻 𝘃𝗲̈𝗺𝗲𝗻𝗱𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝘀𝗮𝗰̧𝗺𝗲 e që kurrsesi ne nuk mund ta lemë në duart e atyre që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të.

PS është 𝗲 𝗺𝗼𝗯𝗶𝗹𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗶 𝗮𝘀𝗻𝗷𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗺𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗲̈ jo vetëm për të fituar bashkinë, se këtë nuk e dyshojnë as kundërshtarët tanë, por 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗶𝗰𝗲̈𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗮𝗸. Përgëzime Ervinit, socialistëve dhe qytetarëve të Beratit”, shkruan Çuçi.

Edhe vetë kryebashkiaku Ervin Demo ka reaguar për këtë vendim të bazës socialiste, duke i falenderuar për besimin.

“Falenderues për secilin prej jush që unanimisht një zëri vendosët që t’ju përfaqësoj në zgjedhjet e 14 Majit si Kryetar Bashkie për mandatin e dytë.

Së bashku do të shkojmë derë më derë, ku me përulje do flasim për problemet që kemi akoma në Berat, por me kokën lart për gjithçka kemi bërë në këto 4 vjet dhe krenar për ritmin e transformimit që Berati po përjeton dita ditës. Berati ynë i ka ditët më të mira përpara”, shkruan Demo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME