Categories Lajme

Pas hapjes së tre tuneleve në rrugën e Arbrit, nis puna edhe për Urën e Vashës

Pas hapjes së tre tuneleve në Rrugën e Arbrit, puna po vijon intensivisht edhe në Urën e Vashës.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga kantieri i ndërtimit në Rrugën e Arbrit.

“MIRËMËNGJES , dhe me këto pamje nga kantieri i rrugës së Arbrit ku pas hapjes së tre tuneleve po punohet intensivisht edhe për Urën e Vashës, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.

Rruga e Arbrit do të ketë gjithsej 6 ura, por ajo më e madhja e më e rëndësishmja është Ura e Vashës e cila kalon mbi lumin Mat dhe ka një gjatësi 398 metra.

Segmenti nga Zall-Bastari tek Ura e Vashës kalon në një territor të vështirë nga ana topografike. Në këtë segment parashikohen të ndërtohen edhe veprat më të mëdha të artit.

Rruga e Arbrit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banoreve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore siç është kromi nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

Aksi do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME