Lajme

Pas pesë ditësh në arrati, dorëzohet shqiptari që vrau Mario Metajn në Greqi

27-vjeçari shqiptar që v rau 5 ditë më parë në Patra, Mario Metajn nga Vlora, është dorëzuar në polici. Mediat greke raportojnë se shqiptari në prani të avokatit të tij u paraqit në polici ku tashmë nis përballja me drejtësinë.

Ndërkohë që dje u lirua nga gjykata shoku i shqiptarit që u dorëzua. 31-vjeçari u akuzua për nxitje dhe bashkëpunim në vrasje, por avokati i tij tha se ai ishte q ëlluar 15 herë me k açavidë nga v iktima dhe vëllai i tij.

Palët e përfshira në k onflikt nuk kishin precedent dhe shkak i sherrit dyshohet një përplasje e mëparshme, që përfundoi në v rasje. Policia greke i trembet një hakmarrje të mundshme të familjes së v iktimës duke rritur vigjilencën.abc news

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close