Categories Lajme

“Paske ngrënë shumë vezë, është rritur dhe çmimi”, plas debati mes ekspertit të ekonomisë dhe zv.ministrit

Nisma e Amnistisë Fiskale që ka ndërmarrë qeveria ka nxitur debat mes zëvendës ministrit të financave Besart Kadia dhe ekspertit të ekonomisë Dorian Teliti. Por ky debat nuk ka qenë vetëm në aspektin teknik, në fushën e financave.

Teliti ka shkaktuar të qeshura në studio teksa i ka thënë zëvendës ministrit “paske ngrënë shumë vezë sot në mëngjes edhe pse është rritur çmimi i vezës”. Menjëherë Kadia i është përgjigjur me ironi duke i thënë se njerëzit e gjykonin vetë peshën nga ekrani.

Debati mes Dorian Telitit dhe Besart Kadisë, në emisionin “Open”:

Kadia: Ju po thoni 2 mln euro, po është 2 mln euro e poshtë. A jeni dakord me 200 apo 300 mijë euro. A je dakord me këtë limit? Përfaqësuesi i diasporës tha këndvështrimin e tij të saktë. Ky proces nuk është miratuar, nuk është vendosur asgjë. Nëse themi 2 mln euro për individ është e lartë, a jemi dakord për 200 mijë euro.

Kadia: Për mua si zv ministër le ta vendosim limitin 100 mln euro. Kush i ka paratë të paligjshme shkon në burg. Kush merr paratë e krimit dhe vjen në Shqipëri. Vetëm kriminelë paska këtu?

Teliti: Bravo! Shpëoi Shqipëria. S’do ketë më evazion dhe krim. Shpresoj që të kishte filtra. Mos u bëj i bezdisshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për paratë se si do dalin nga vendet e tyre.

Kadia: Si vijnë 600 mln euro në vit nga emigrantët. Sa para ke jashtë sistemeve bankare. Limiti është 2 mln euro për familje, jo për individ.

Teliti: Përveç se shtrembëron fjalët, se po del keq në sytë e publikut. Paske ngrënë shumë vezë sot në mëngjes edhe pse është rritur çmimi i vezës.

Kadia: Dorian mos fol për të ngrënën. Mos fol sa ka ngrënë njëri e sa ka ngrënë tjetri. Jemi edhe në televizor e njerëzit gjykojnë vetë peshën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME