Categories Lajme

“Pasnesër dhe 3 të shtuna të tjera do të ketë mësim në shkolla”, Qeveria merr vendimin: Zëvëndësojmë ditët e humbura

E shtuna do të jetë ditë mësimi për shkollat publike të vendit dhe punë për mësuesit. Ky ka qenë vendimi i marrë nga qeveria dhe i shpërndarë sot nga Ministria e Arsimit.

Mësohet se do të zëvendësohen 4 ditët e pushimit që janë bërë më parë, ku më e fundit ishte data 21 mars. Sipas njoftimit, datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit janë 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji.

“Dita e punës e caktuar ditë pushimi në datën 18.03.2022, vendimi nr.161, “Për caktimin e ditës së hënë datë 21.03.2022” do të zëvendësohet në datën: 02.04.2022 (e shtunë)

-Ditët e punës të caktuara ditë pushimi (3 ditë) sipas urdhrit 18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike” do të zëvendësohen në datat:
30.04.2022 (e shtunë), 14.05.2022 (e shtunë), 28.05.2022 (e shtunë)

Kujtojmë se ministria e Arsimit mbylli për tre ditë shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin për shkak të motit të keq dhe temperaturave shumë të ulta në janar. Po ashtu, së fundmi pushim u bë edhe e hëna e 21 marsit, krahas 22 marsit që është festë zyrtare, dita e Sulltan Noruzit.

Arsyeja e kësaj dite pushim, pra 21 marsi, ishte kursimi i energjisë elektrike, në kushtet kur gjithë bota dhe vendi po përballet me rritje të çmimit të energjisë. Ishin pushim jo vetëm shkolla, por gjithë administrata shtetërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME