Categories Lajme

A është arratisur Alqi Bllako?! Policia shkon ta arrestojë dhe nuk e gjen në banesë, mister fati i ish-deputetit socialist

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako dyshohet se mund të jetë arratisur. Gjykata e Posaçme urdhëroi arrestimin tij për aferën e inceneratorëve, por Bllako nuk ndodhet ende në qeli, ndërsa ka shumë mister me procedurat që po ndiqen për të.

Në mesditë u tha se ai u shoqërua në polici, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Pasdite Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të dhe kanë kaluar disa orë nga marrja e vendimit, por nuk ka pasur asnjë njoftim nga policia. Mësohet se gjykata ka dorëzuar në polici kërkesën për arrestimin e Bllakos, por deri më tani nuk ka asnjë ekzekutim të urdhrit.

Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim se çfarë po ndodh me vendimin e gjykatës. Dyshimet janë se Bllako mund të jetë arratisur dhe flitet se ka dalë jashtë vendit që ditën e djeshme. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por në korridoret e policisë thuhet se ai tashmë ka ikur nga vendi. Mësohet se policia i ka shkuar në banesë dhe nuk e ka gjetur Bllakon. Po ashtu ish-deputeti rezulton se e ka të fikur telefonin, ndërsa krerët e policisë nuk japin informacion.

Dyshimet janë se Bllako po ecën në gjurmët e Adriatik Llallës, i cili u arratis në Itali. Lidhur me këtë skandal ka reaguar dhe gazetarja Klodiana Lala, e cila shprehet se policia nuk jep informacion. “Gledis Nano doli në konferencë të jashtezakonshme pas mesnate për arrestimin e Nuredin Dumanit, por nëse e gjetën ose jo Alqi Bllakon nuk thotë asnjë fjale. Heshtje totale nga policia për ish deputetin”, shkruan Lala. /Pamfleti/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME