Categories Lajme

Pavarësisht kritikave, Basha i hap rrugën zgjedhjeve fallco në partinë pronë!

Lulzim Basha ka vendosur të minojë çdo lloj grimce demokratike brenda PD-së duke e çuar partinë e tij, jo vetëm nga dështimi në dështim, por edhe nga farsa në farsë.

Ky është konkluzioni i mbledhjes së Këshillit Kombëtar të së dielës e cila u shfaq hapur si një tentativë për ti vënë kapak humbjes së 25 prillit dhe për të sanknsionuar të paprekur karrigen e kryetarit.

Basha nuk la as vend për diskutim dhe as nuanca analize për atë që ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme. Në fjalën e tij ai e paraqiti situatën Bardhë e zi.  “Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani” i tha ai anëtarëve të Këshillit duke përjashtuar çdo lloj hipoteze tjetër.

Krejt i kundërt me këtë qëndrim simplifikues që nuk lë ven për reflektim ishte pozicioni që mbajti ish presidenti Bujar Nishani i cili foli edhe për blerje masive të votës por pa përjashtuar  përgjegjëisnë e PD për humbjen: “Masakra elektorale që ka ndodhur është e vërtetë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës së hidhur.

Por gjysma tjetër e të vërtetës po aq e hidhur, është dështimi ynë për të fituar këtë betejë, çka përbën pjesën tonë të përgjegjësisë”. Ai renditi një sërë gabimesh të para 25 prillit, por e pa këtë disaftë edhe si një vazhdimsi të dështimeve të kryetarit aktual: U” dëshpëruan kur u zhgënjyen nga dështimi i protestës në Çadrën e Lirisë por e rikuperuan atë. U dëshpëruan nga marrveshja e Majit 2017 me Edi Ramën dhe humbja e atyre zgjedhjeve, por e rikuperuan atë !
U dëshpëruan nga dështimi i aksionit politik që nisi me djegjen e mandateve në Parlament , por e rikuperuan edhe atë ! U dëshpëruan nga dështimi dhe kosto e madhe politike që morën nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019, por përsëri e rikuperuan atë. Sot dëshpërimi është i një përmase të paimagjinueshme” tha Nishani.

Pikërisht kjo rrugë për të cilën nuk ka më të panjohura e shty një tjetër kritik të Bashës, Arben Ristanin të parashikojë një të ardhme të zymtë për PD-në. Ish sekretari i Përgjithshëm i partisë dhe njeriu që i dha në KQZ të vetmen fitore elektorale Bashës këtë herë i tha në sy se ai nuk garanton dot suksesin: “Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot.

Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tri herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove”- tha Ristani.

Një ndër të paktët zëra që kërkoi dorëheqjen ishte edhe Fatbardh Kadilli i shpallur si rival për zgjedhjet e pas një muaji. “Nuk ka nevojë të tregoni mbështetjen për Kryetarin” – i u drejtua ai sallës-. Edhe Sali Berisha kishte mbështetje absolute, por e dinte kur duhet te ikte nga drejtimi i Partisë. Burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti.”

Por pavarësisht nga këto kontestime aty këtu salla e këshillit kombërat i ngjante një turme amorfe që nuk ka asnjë aspiratë demokratike dhe ajo u konfirmua me vendimin e liderit për të bërë një proces fasadë.

Në mënyrë absurde Këshilli Kombëtar, vendosi të aftojë ditën e rizgjedhjes së kryetarit nga korriku në 13 qershor duke ulur ndjeshëm kohën për diskutime dhe analizë brenda partisë.

Ai i la vetëm 5 ditë kohë rivalëve potencialë të Bashës për të regjistruar emrin si konkurentë kundër tij. Ai e ktheu procesin në farsë duke lënë mundësi për fushatë për kryetarin nga data 26 maj deri në 11 qershor.

“Zërat kritikë artikuluan qartë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit. Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por vendimi i kryesisë dhe këshillit është të hapet gara” komentoi pas saj Kadilli.

“Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata“ tha Arben Ristani.

Por pavarësisht nga këto zëra nën dikatatin e kreut demokrat Këshilli Kombëtar vendosi ti vërë kapak disfatës në zgjedhje duke i hapur rrugë jo vetëm rizgjedhjes së kryetarit, por edhe futjes së PD në një parlamenti i cili do burojë nga zgjedhje që ata pretendojnë se nuk i njohin./Lapsi.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME