Dieta me limon ka si parim të saj rënien në peshë nëpërmjet vetive të limonit për shkrirjen e yndyrave. Limoni është i njohur për stimulimin e procesit të tretjes dhe rritjes së metabolizmit të organizmit, eleminimin e indeve dhjamore, stabilizimin e nivelit të yndyrave në gjak si dhe gjithashtu ai është mjaft efikas kundër fryrjeve të barkut.
Dieta me limon është një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme për shkak se ajo është mjaft e pasur me proteina, vitamina dhe minerale, kryesisht vitamina C, B, P, bakër, kalcium, kalium, natrium, hekur, etj.
Dieta fillon me konsumin e një gote uji me limon çdo mëngjes esëll. Uji me limon ka veti të fuqishme si për shkrirjen e yndyrave, ashtu edhe për largimin e toksinave. Për këtë arsye, çdo darkë mbushet një kanë me ujë dhe i vendosen në të 2 kokrra limon të prera në feta të holla (një mënyrë më e thjeshtë përgatitje është edhe shtrydhja në një kanë me ujë e dy kokrrave limon).
Çdo javë që kalon i shtohen edhe 2 kokrra të tjera limoni (duke e çuar në 6 kokrra limon javën e fundit në një kanë me ujë). Rekomandohet pirja e një gote me këtë përbërje 12 orë përpara ushqimit. Për efekte më të mëdha në shkrirjen e yndyrave, këshillohet që tretësira të vaket përpara pirjes.
Dita e parë Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra). Zemra: Një frut sipas dëshirës. Dreka: 1 tas i vogël me oriz e shoqëruar me 1 fetë djath të bardhë dhe sallatë me fruta dhe perime mikse me lëng limoni dhe pak vaj ulliri. Zemra: Kos me feta molle dhe limoni. Darka: Spinaq i zier me lëng limoni, 2 vezë të ziera dhe 1 fetë buke (e zezë ose integrale).
Dita e Dytë Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra). Zemra: Një frut sipas dëshirës. Dreka: Peshk me limon e shoqëruar me brokoli të zier dhe të regjur në lëng limoni. Zemra: Kos me feta banane dhe limoni. Darka: Fileto pule me perime të zgarës me lëng limoni.
Dita e Tretë/ Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra). Zemra: Një frut sipas dëshirës. Dreka: Spageti me djathë, e shoqëruar me sallatë me fruta dhe perime mikse me lëng limoni dhe pak vaj ulliri. Zemra: Kos me feta limoni dhe pjeshke. Darka: Rizoto me fruta deti e përgatitur me feta limoni.
Dita e Katërt/ Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra). Zemra: Një frut sipas dëshirës. Dreka: Fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke me lëng limoni dhe pak vaj ulliri. Zemra: Kos me feta limoni dhe kivi. Darka: Peshk i shoqëruar me 2 kokrra patate të ziera dhe sallatë me domate dhe limon.
