Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë ku tre persona kanë dhunuar dhëndrin e tyre dhe më pas e kanë hedhur atë në lumë.
Sipas mediave vendase mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje mes dhëndrit të dhunuar dhe gruaj së tij, motrës së autorëve.
Ende nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur me dhëndrin pasi është hedhur në lumin “Bistrica”. Nga Policia e Kosovës nuk bëhet me dije nëse ndaj tre dhunuesve është ndërmarrë ndonjë masë.