Categories Lajme

Pensionistët e vetëpunësuar përjashtohen nga detyrimet e sigurimeve shoqërore, detaje

Efektet e përjashtimit nga pagesat e kontributit për sigurimet shoqërore te pensionistët e vetëpunësuar si të vetëm në sektorin privat llogariten nga 1 Prilli 2023 sipas ekonomistëve.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, përjashtimin e kësaj kategorie vetëm nga sigurimet shoqërore, pagesat për sigurimet shëndetësore për periudhën 3-mujore (prill-maj-qershor) janë në vlerën e rreth 8,200 lekëve nga rreth 33,000 lekë që paguhej më parë për periudhën 3-mujore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaroi për Monitor se “Për të vetëpunësuarit e vetëm si pensionist duke zgjedhur kategorinë i vetëpunësuar që përfiton nga pensioni i pleqërisë nuk paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore. Ndërsa për sigurimet shëndetësore paguajnë mbi dyfishin e pagës minimale pra me 2,720 lekë”.

Pensionistët që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat më përpara paguanin kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore. Përfituesve të pensionit të pleqërisë, koha e punësimit nuk u njihej si periudhë sigurimi.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar i miratuar më 20 Korrik 2023 në seancë plenare përfshin si masë lehtësuese që pensionistët, të cilët vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat, të mos paguajnë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore.

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore paguhen çdo tremujor, brenda datës 20 të muajit të parë, pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik. Pra, jo më vonë se datat: 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar.

Nga masa lehtësuese përfitojnë 1,484 pensionistë të vetëpunësuar në sektorin privat sipas të dhënave në relacionin e projektligjit. Vlera mujore e kontributit që paguajnë ata është rreth 14,2 milionë lekë, ndërsa vlera vjetore është 169,8 milionë lekë. Kjo vlerë do të pakësohet nga të ardhurat e fondit të sigurimeve shoqërore.

Miratimi i ndryshimeve ligjore nuk përfshin përjashtim përjashtimi nga pagimi i kontributeve për pensionistët e punësuar në sektorin privat. Lidhur me arsyen e mospërjashtimit të kësaj kategorie në relacion argumentohet se për personat e punësuar kontributet paguhen ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit.

“Nëse do të përjashtoheshin nga pagesa e kontributeve të punësuarit në sektorin privat, do të deformohej tregu i punës, do të dëmtohej skema e sigurimeve shoqërore dhe do të kishte problematika në administrimin fiskal. Punëdhënësit do të ishin të prirur të punësonin vetëm pensionistë.

Përjashtimi nga pagesa e kontributeve i pensionistëve të vetëpunësuar si të vetëm në sektorin privat nuk krijon pasoja negative, përveç se pakëson të ardhurat në degën e sigurimeve shoqërore të barrë lindjes dhe të pensioneve, për të cilat kjo kategori paguan kontribute. Pagesa e kontributeve në këto dy degë nuk i siguron kësaj kategorie të pensionistëve një mbrojtje të shtuar”./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME