Categories Lajme

Përfshihen nga flakët 4 dynym tokë arë, pranga 51-vjeçarit në Lezhë

Një 51-vjeçar është arrestuar sot në fshatin Manati në Lezhë, kjo pasi ndezi zjarr në tokën në pronësi të tij, për të djegur mbetjet e bimëve të grurit, por si pasojë u dogjën 4 dynym tokë arë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte ndezur një zjarr në tokën pronësi të tij, në fshatin Manati, është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, si dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit D. Ll., 51 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë.

51-vjeçari dogji një sipërfaqe prej 4 dynymësh tokë arë, në pronësi të tij, si pasojë e ndezjes së një zjarri për të djegur mbetjet e bimëve të grurit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME