Categories Lajme

Përfundon numërimi në Rrogozhinë/ Edison Memolla i PS-së fiton me mbi 1700 vota diferencë

Prej mesnatës së 23 korrikut ka vijuar numërimi vijon numërimi i 54 kutive të votimit që do të zgjedhin kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës.

Rezultati i fundit i KQZ-së i përditësuar tregon se kur janë numëruar 43 kuti nga 54, Edison Memolla kryeson bindshëm me një diferencë mbi 900 vota.

Deri tani ka përfunduar numërimi i votave në njësitë administrative Gosë, Lekaj, Kryevidh ndërsa vijon numërimi i kutive të votimit në Rrogozhinë dhe në Sinaballaj fiton Edison Memolla me 188 vota diferencë.

Në njësinë administrative të Gosës ka fituar Edison Memolla.

Nga 11 kuti të votuara Memolla ka marrë 1262 vota kundrejt Shkëlqim Hoxhës të “Bashkë Fitojmë” që mori 1074 vota.

Në Kryevidh fiton Edison Memolla me 59 vota diferencë.

Në njësinë administrative të Kryevidhit kandidati socialist ka fituar 1150 vota kundrejt kandidatit të koalicionit.

Në njësinë administrative Lekaj nga 13 kuti votimi Edison Memolla  ka fituar 1438 vota kundrejt Hoxhës që ka marrë 995

Rivotimi

Votimi i të dielës, 23 korrik, u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit.

Asnjë kuti nuk rezultoi e parregullt ndërsa procesi eci qetë.

Pak para mesnatës Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj njëhjerësh edhe drejtuesi politik i PS për qarkun, denoncoi në një postim në rrjetet sociale, pengimin e numërimit të votave në Rrogozhinë nga përfaqësuesit e çiftit Berisha-Meta.

Vetë kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ndoqën nga afër procesin që po zhvillohet në palestrën e një shkolle.

Deri në orën 18:00 pjesëmarrja ka qenë 35.5%, më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit ku në atë orë ishte 32.12%.

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës.

Kolegji, ndryshe nga KAS, konkludoi se qendra e votimit e ngritur në burg ishte e paligjshme dhe se KQZ nuk bëri verifikimet nëse ajo plotësonte kushtet ligjore. Pretendimet e opozitës se në këtë qendër ishin lejuar të votonin të burgosur që nuk e kishin të drejtën ligjore për ta bërë këtë, pasi ishin transferuar në këtë burg pasi ishte shpallur lista e zgjedhësve, i gjetën të mbështetura në prova.

Në 54 qendra votimi u thirrën të votojnë  32 mijë e 826 qytetarë. Ndryshe nga 14 maji, kishin vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun. I pari në fletën e votimit ishte kandidati socialist Edison Memolla dhe numri 2 Shkëlqim Hoxha.

Rezultati I 14 majit

Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues.
Edison Memolla i Partisë Socialiste fitoi me 5129 vota përkundrejt  5108 vota të Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’, me vetëm 21 vota diferencë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME