Categories Lajme

Përfundon vizita e Ramës në familjen Rasha, shkoi i vetëm pranë tyre, futet direkt në makinën e blinduar

Ka përfunduar vizita e kryeministrit Edi Rama në familjen Rasha, e cila ishte e treta në harkun kohor të 5 ditëve. I cili qe i pari që informoi për këtë vizitë të Ramës në familjen Rasha, kryeministri ka qenë i vetëm brenda banesës, dhe nuk ka preferuar që të marrë asnjë person tjetër nga PS apo qeveria. Makina e tij ka qendruar në hyrje të rrugicës që të çon pranë familjes Rasha, dhe menjeherë sapo ka dalë nga banesa ai ka hyrë brenda saj, pa dhënë asnjë koment për mediat.

Ramën e ka përcjellë pak metra xhaxhai i Klodianit, ndërkohë që pjesa tjetër e familjarëve kanë qendruar brenda oborrit të banesës, ku familja ende pret njerëz për të kryer ngushëllimet për humbjen e djalit të tyre 25-vjeçar. Kjo vizitë e Ramës në këtë familje vjen një ditë pasi qeveria akordoi një pension të posaçëm për këtë familje, të cilën babai i Klodianit tha se nuk do ta pranonte një ditë më parë.

Gazetari i Fax News Lisi Myrta, u interesua pranë familjes, për të marrë një koment të tyre për vizitën e Ramës, por ata nuk pranuan që të shpreheshin për mediat, duke thënë se tashmë i kanë mbyllur të gjitha çështjet, dhe se presin vendimin që do të japë drejtësia. Sa i takon pensionit që iu akordua, ata kanë thënë se do ta japin për bamirësi, pasi nuk kanë nevojë për para, dhe gjatë gjithë jetës Qazim Rasha, babai i Klodianit nuk ia ka shtrirë dorën askujt, dhe i ka rritur djemtë e tij me krenari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME