Categories Lajme

“Përgjigja del për 15 min dhe ka kosto të ulët”, OBSH miratoi testin e shpejtë, mjeku tregon si do funksionojë

Miratimi nga OBSH i testit të dytë të shpejtë për koronavirusin, që e jep përgjigjen brenda maksimumi 30 minutash është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, thotë epidemiologu Ilir Alimehmeti. Mjeku ka publikuar në rrjetet sociale përparësitë që ka ky test i shpejtë dhe se di do funksionojë. Sipas tij, asnjë test i mëparshëm në përdorim nuk e ka pasur këtë certifikim.

POSTIMI I PLOTE: Shume lajm i mire miqte e mi! Testet e shpejta te antigjeneve te SARS-CoV-2 jane gati!
Ky eshte hapi i rradhes me gjasat me te larta per t’u hedhur dhe eshte plani me realist ne afat te shkurter. Perparesite e testeve te shpejta: Rezultati del ne 15-30 minuta; Kostoja eshte 3.9 euro ose me pak; Sensitiviteti eshte 80-90%; Mund te kryhen ne cdo ambjent; 120 milione teste jane ndare veç per shtetet me te ardhura te uleta ose te mesme, si Shqiperia. Aprovimet e emergjences nga OBSH-ja:
SD Biosensor (Kore e Jugut) ka marre aprovimin ditet e fundit. Abbott (SHBA) ka shume gjase ta marre aprovimin se shpejti

Asnje test i meparshem ne perdorim nuk e ka pasur kete certifikim dhe ne fakt po nxirren nga perdorimi. Testi do t’i ngjaje testit te shtatzenise, por kuptohet qe materiali biologjik qe perdoret ne kete rast eshte nje pike gjak.

Disavantazhet e RT-PCR (“tamponit”): Rezultati del 12 ore deri ne disa dite me vone; Kostoja eshte rreth 35 euro, ndersa ne treg shkon rreth 100 euro; Sensitiviteti eshte 70-80%;Kerkon laboratore te sofistikuar. Praktikisht, testet e shpejta te antigjeneve jane superiore ndaj “tamponit” ne te gjitha kriteret e mesiperme. Forca miq! Shkenca ecen perpara vazhdimisht! Jepini kohen e duhur duke u ruajtur nderkohe!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME