Categories Lajme

Përgjimet e Rezart Tacit, gjyqtari italian: Flitet për korruptimin e zyrtarëve

Prokuroria italiane ka nisur një hetim për pastrim të 18.4 milionë eurove të organizatës mafioze “Cosa Nostra” në Shqipëri nëpërmjet dy personazheve, të cilët sipas autoriteteve atje, në komunikim me Rezart Taçin dërguan në një llogari bankare shumën në fjalë.

Ditën e djeshme është marrë në pyetje një prej protagonistëve, kontabilisti Fabio Petruzzella. Ai ka dhënë versionin e tij, i shoqëruar nga avokatët Roberto Tricoli dhe Luigi Miceli. Ai tha se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme.

Ajo që ishte interesante është fakti që gjyqtari për hetimet paraprake Alfredo Montalto është shprehur edhe për pjesën e përgjimeve ku flitet për zyrtarë që do të korruptohen, por edhe për miqësi të pretenduara nme anëtarët e qeverisë shqiptare dhe malazeze.

Gjyqtari ka thënë se deklaratat në përgjime janë shumë të përgjithshme për të identifikuar se kujt i është dhënë ryshfet dhe nuk ka baza për të ngritur një çështje penale.

Kujtojmë se biznesmenit Francesco Zummo i është bllokuar në Shqipëri një pjesë e parave në llogarinë e hapur në Tiranë, paratë në të cilën ishin depozituar nga Petruzzella falë një prokure të posaçme të firmosur nga Zummo.

Kujtojmë se 2 ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Krimit ka lënë në burg Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash. SPAK kërkoi që të dy njerëzit e besuar të Reazart Taçit, lë liheshin pas hekurave, kërkesë që është mbështetur edhe nga GJKKO. Ato akuzohen si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove.

Pala mbrojtëse ka kërkuar që çështja të mos hetohet nga SPAK dhe të shpallë moskompetencën, pasi Artur Balla dhe Bledar Lilo vetëm kanë qenë shoqërues të italianit Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzella dhe mohojnë që të kenë pasur para apo të kenë hapur llogari bankare apo krye transferta. Por kjo kërkesë është rrëzuar nga GJKKO. Gjithashtu pala mbrojtëse pretendon se ata nuk kanë pasur lidhje me paratë, ndërsa thonë se ata kanë kaluar në rrugë bankare dhe se duhet të mbajnë italiani Francesco Zummo përgjegjësi pasi ata kanë kryer veprimet.

Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv 18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në një llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, po SPAK e ka bllokuar operacionin.

Pas hetimeve nga antimafia italiane e SPAK për pastrim parash, ndaj biznesmenit Rezart Taçi SPAK nis edhe verifikimin e pasurisë në Shqipëri. Ndërkohë për llogari të SPAK policia italiane ka bërë kontrolle në Romë e Milano ku dyshohet se qëndron biznesmeni Rezart Taçi.

Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Rezart Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra. Francesco Zummo, edhe ky i arrestuar tashmë, ka qenë një nga ndërtuesit më të mëdhenj të Palermos dhe krahu i djathtë i Vito Cianciminos, ish-kryebashkiak i kryeqendrës siçiliane, i konsideruar si arkëtari i Mafias.

Më 5 gusht 2021 SPAK informoi prokurorinë e Palermos nga ku u arrit më pas në arrestimet e pak ditëve më parë: ajo e Palermos bëri arrestimin e tre italianëve, ndërsa SPAK atë të dy shqiptarëve. I vetmi që nuk ka përfunduar ende në burg është pikërisht Rezart Taçi, i shpallur në kërkim e që prej vitesh nuk jeton më në Shqipëri./report tv – shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME