Categories Lajme

Përgjonte celularët e shqiptarëve, burg për iranianin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasin Iranian Bijon Pooladrag të arrestuar dy ditë më parë në vendin tonë, i cili akuzohet se ndërhynte në të dhënat kompjuterike në mënyrë të paligjshme. Nga hetimi ka rezultuar se ai kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë. Më pas ai siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta persona, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit shtetasit iranian në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Pergjim i paligjshem i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqperdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME