Categories Lajme

Përjashton Metën/ Alibeaj rendit 3 çështjet kryesore që propozoi: Koalicion të qendrës së djathtë, pranojmë dhe kandidatët e Rithemelimit…!

Pas 7 orësh mbledhje, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve për zgjedhjet e 14 majit.

“Jemi në një situatë parazgjedhore. Kolegji i kryetarëve është institucion statutor dhe në fushata zgjedhore marrin një forcë konsultuese deri në kufijtë e vendimmarrjes.

Unë kam propozuar që gjeti mirëkuptim te kryesia dhe grupi parlamentar është që vendimi i Apelit nuk përbën kurrsesi një moment triumfi apo fitimi, nuk poërbën një moment revanshi. Është moment i ngarkimit me përgjegjësi historike që besoj është momet i mirë për të rimarrë energji të reja për rritjen dhe fitoren. Jam i vetëdijshëm dhe jam i kënaqur që gjeta po të njëjtën konsideratë dhe nga kryesia e grupi parlamentar që bashkë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë e shqiptarët dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë të ruajmë e të cojmë më tej orientimin euroaltantik të PD, një nga elementët kryesorë të ekzistencës. Fokusi kryesor nga sot e tutje janë zgjedhjet e 14 majit,

PD e ka detyrim që të jetë e fokusuar te 14 majit. 3 janë cështjet kryesore që ju propozova:

1.Lidhur me aleancat, PD merr përsipër ndërtimin e një aelance sa më të gjerë të të gjitha partive të qendrës së djathtë me qëllim maksimizimin e votave ku secili subjekt zhvillon identitetin e tij.

2.Lidhur me këshillat bashkiak, në bazë edhe të vendimit të kryesisë, duhet të fillojë nga puna duke ftuar demokratët e intelektualët që kanë qëndruar në momente të vështira të PD që të bëhen pjesë e listave të këshilltarëve të PD në bashkitë respektive. Do të jetë vendimmarrje e kryesisë së partisë lidhur me përbërjen e listave dhe modalitetet e tjera.

3.Për kandidatët për kryetarë bashkie, në funksion të bashkimit, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kanë propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetjen për hapjen pa asnjë kufizim ndaj gjithë prurjeve, kandidatëve tanë dikur të propozuar, kandidatëve nga Rithemelimi e kandidaturave të tjera me një synim të vetëm me daljen me një kandidat të vetëm”, tha Alibeaj. Duke perjashtuar ne kete menyre Partine e Lirise, si parti e majte qe drejtohet nga Ilir Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME