Categories Lajme

Përmbytje në Vlorë, Fier dhe Selenicë: Kushi jep njoftimin e fundit: Në këto shkolla nuk do zhvillohet mësim

Situata me përmbytjet në Vlorë dhe në Fier duket se mbetet ende problematike. Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe nga dalja e Lumit Vjosa, janë përmbytur dhjetëra banesa dhe një numër i madh qytetarësh janë evakuuar. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar ministria e Arsimit, ku me anë të një postimi, Evis Kushi ka njoftuar se ditën e nesërme do të qëndronin të mbyllura disa prej shkollave si pasojë e pamundësisë për të zhvilluar mësim.

Njoftimi i Plotë: Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre. Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.
Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:
Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras. Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME