Categories Lajme

Përplasja e dy anijeve në Kios: 120 minuta tension dhe provë për marrëdhënien greko-turke

Përplasja e dy anijeve mallrash mesditën e së premtes, 9 milje detare në veri-veriperëndim të Kios, ngriti alarmin tek autoritetet greke, mes frikës se turqit mund të përfitonin nga kjo dhe të shkaktonin një incident. Ndërkohë, aksidenti ndodhi në një zonë ku kufijtë e kërkim-shpëtimit përkojnë me FIR të Athinës dhe për rrjedhojë përgjegjësinë e kanë Autoritetet Greke. Megjithatë, fakti që forcat turke u turrën në vendngjarje, dëshmon pretendimet e Ankarasë, e cila ka shprehur dëshirën për të zgjeruar zonën e saj të përgjegjësisë në Egje në këtë zonë.

Për 120 minuta, mobilizimi në qendrat e operacionit në GEETHA ishte i madh, me pranin dhe të ministrit të Shërbimit, Theodoros Kliaris dhe oficerë të lartë të rojes bregdetare. Megjithatë, në momentet kritike të pranisë së forcave greke në pikën e konfliktit u ngrit një çështje tjetër. Kur roja bregdetare tentoi të kontaktonte me kapitenët e dy anijeve, njëri prej tyre nuk u përgjigj. Oficerët e rojes bregdetare kuptuan se kapiteni po komunikonte dhe merrte urdhra nga turqit, duke shmangur me vetëdije çdo komunikim me ekipin grek të shpëtimit. Siç u konstatua, në anijen specifike, e cila kishte pësuar shumë dëmtime, me emrin “ANT” dhe flamur të Vanuatu, 10 nga 13 anëtarët e ekuipazhit ishin turq.

Ndërkohë, një përfaqësues i rojës bregdetare të Greqisë, zbriti në kuvertë dhe i bëri të qartë kapitenit se anija ndodhet në një zonë ku Greqia ka kompetencën për kërkim-shpëtim dhe e vetmja ndihmë mund t’i jepet nga autoritetet greke. Pasi kapiteni iu përgjigj se “nuk po përballen me asnjë problem”, anija nisi të lëvizte me të njëjtat forca drejt brigjeve turke. Megjithatë, vlen të theksohet se thyerja, të cilën ajo kishte pësuar, u cilësua si “tronditëse” nga efektivët e forcave greke që e panë nga afër, ndërsa fatmirësisht nuk u shkaktua asnjë ndotje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME