Categories Lajme

DETAJET/ Alma Beqiri nuk veproi e vetme, zbulohet si funksiononte skema e mashtrimit me 3 milionë euro

Policia po heton për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në skemën e mashtrimit përmes së cilës sipas policisë Alma Beqiri, dyshohet se ka mundur të përvetësojë 3 milionë euro për një periudhë 2 vjeçare.

46 vjeçarja punonte si agjente e shërbimeve postare të postës private ADEX në Korçë dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët.

Si funksiononte skema?

Posta kishte marrëveshje me kompani private që operonin online. Në momentin që dorëzonte materialet e dërguara, paratë e shërbimit nuk shkonin në llogari të postës por për llogari të vetë agjentes.

Sipas policisë përgjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro” informoi sot policia e Korçës.

Sigurimi këtyre fitimeve të mëdha janë dukur dhe në jetesën ndryshe që 46 vjeçarja kishte filluar të bënte në këto dy vite, informon gazetari i Report TV në Korçë, Armand Braho.

Policia thotë se të ardhurat investoheshin blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Operacioni policor u kodua “Postmail” dhe u finalizua pas hetimeve të thelluara 2-mujore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME