Categories Lajme

Kapen 3 persona në Londër (Shkaku)

Tre persona janë arrestuar në Angli nën akuzën e mashtrimit me qëllim përvetësimin e fondeve të qeverisë britanike, të alokuara për të ndihmuar bizneset e goditura nga Covid-19. Oficerët në britani arrestuan tre meshkuj të moshave 43, 48 dhe 37 këtë të martë, në banesat e tyre në Londër, me dyshimin e përvetësimit të të ardhurave publike në sajë të mashtrimit me përfaqësim të rremë. Kjo treshe nëpërmjet një skeme mashtruese arriti të siguronte 145,000 £  hua të dhënë nga qeveria, si ndihmë për vështirësitë e biznesit gjatë pandemisë.

Të tre të dyshuarit u morën në pyetje dhe më pas janë liruar ku do të hetohen në gjendje të lirë. “Shumica dërrmuese e bizneseve do të kenë përdorur ‘Eat Out’ me përgjegjësi, por ne nuk do të hezitojmë të veprojmë aty ku dyshojmë se ka abuzim me skemën”, tha Kath Doyle, zëvendës drejtor i shërbimit të hetimit të mashtrimit të HMRC.

“Këto janë paratë e taksapaguesve dhe çdo pretendim që provohet të jetë mashtrues kufizon aftësinë tonë për të mbështetur njerëzit dhe privon shërbimet publike nga fondet thelbësore.” Më shumë se 100 milion ushqime me çmim të reduktuar u konsumuan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nën këtë skemë qeveritare, e cila ofroi një zbritje prej 50 përqind të çmimit deri në muajin gusht me qëllim mbështetjen e sektorit të mikpritjes. Arrestimet vijnë pasi një raport i fundit zbuloi se një nga mashtrimet më të mëdha të pretenduara në skemën Eat Out to Help Out ishte në zinxhirin e picave të Papa John.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME