Categories Lajme

Pesë spitale rajonale gati për të prekurit me covid, i pari hapet ai i Vlorës

Për përballimin e situatës pandemike, në të gjithë vendin do të jenë edhe 5 spitale rajonale që do të vendosen në dispozicion të të prekurve me covid. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sot gjatë inspektimeve në spitalin e Vlorës nga ku  deklaroi se ai do të jetë i pari që do të përfshihet në strukturën e trajtimit të të prekurve me covid.

Ogerta Manastirliu“Spitali rajonal i Vlorës është pjesë e skenarit të parë për përfshirjen e spitaleve rajonale në trajtimin e të sëmurëve me Covid. Në skenarin e përfshirjes së 5 spitaleve të para, spitali i Durrësit, spitali i Vlorës, spitali i Shkodrës, spitali i Elbasanit dhe Korçës kemi mundësuar rritjen e kapaciteteve dhe vendosjen e pavioneve të veçantë për trajtimin e të sëmurëve në momentin që do të kemi një ezaurim të kapaciteteve 550 shtretër”

Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave të opozitës dhe të presidentit për numrin e ulët të tamponëve. Rama tha se qeveria ka pasur mundësi të shtoj numrin e tyre në mars, por kjo nuk i është kërkuar nga komiteti i ekspertëve. “Po të ishte puna për të pasur më shumë teste do të ishin marrë më shumë por nuk na është kërkuar kjo nga komiteti dhe sot debate që po bëhet në shumë shtete është se kemi bërë shumë teste por nuk na është ndalur zinxhiri i infeksionit” Spitali i Vlorës ka në dispozicion të të prekurve me covid, 80 vende ndërsa në reanimacion janë 14 shtretër. Spitali rajonal i Vlorës do të jetë strukturë i cili do të vihet në dispozicion për të gjithë zonën e jugut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME