Categories Lajme

Në skamje, jeton me listë! Në kasolle si në mesjetë, familja në Përrenjas: Ndihmë, jemi pa bukë

Kjo është buka që kam për fëmijët sot”. Familja Dalla nga fshati Skroskë të Përrenjasit me 5 anëtarë jeton në kushte të vështira ekonomike. Të gjithë banojnë në një dhomë. Tani që po vjen dimri shiu ju hyn brenda. Arjani dhe Resmia kërkuar ndihëm në bashki po nuk ka gjetur zgjidhje.

Rrimë në një kasolle. Më pas vjehërri na ka liruar një dhomë. Një shtëpi duam, nuk kalohet jeta me 5 anëtar në një dhomë që kur bie shi na pikon. 7 vjet kam që shkoj në zyrat e shtetit. Ka qenë Miranda (ish-kryebashkiakja Miranda Rira), Nure Belba, na dha premtimin për dy dhoma po nuk na i bënë” thanë

Arjani punonte punë krahu dhe nisi të ndërtonte një shtëpi të cilën nuk e përfundoi dot. Ai prej disa kohësh nuk po gjen më punë. Në vështirësi ndodhet dhe i ati Arjanit, Qamili që thotë se nuk ka asnjë mundësi ti ndihmojë më shumë se kaq. “Një pension kam, ky nuk ka, një dhomë ju lirova” tha ai.  Për të larë borxhet  pasi ndihma ekonomike prej 5 mijë lekë në muaj nuk ju del për të mbijetuar zonja shkon në mal për të mbledhur bimë mjekësore.

I marr borxh në dyqan, cfarë të bëj, kur punoj vetë, kur mbledh lule, ia çoj marr borxhin, marr me listë. Këto janë faturat, kam mbi një milion lekë borxh” tha ai.  Po në dimër nuk ka më as lule dhe kjo familje pritet të përballet me vështirësi më të mëdha./ Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME