Categories Lajme

Pishë Poro prej 6 ditësh në flakë, Greqia dërgon avion për ndërhyrje nga ajri

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve në Pishë Poro të Fierit.

Sipas ministrisë, Greqia ka dërguar në vendin tonë një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri.

“Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”, shprehet ministri Niko Peleshi.

Beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit vijon edhe në ditën e 6-të, në masivin pyjor të Pish Poros dhe Darëzezës në Fier.

Forcat operacionale kanë qenë në terren deri në mesnatë pasi të favorizuara nga era detare, të gjitha vatrat e zjarrit në pyll janë aktivizuar duke u përhapur deri në masivin pyjor të Darëzezës, ku flakët u afruan deri në 300 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve që operojnë në të.

Dy mjete zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll këtë vatër zjarri të rrezikshme ndërkohë që përgjatë gjithë natës zona është monitoruar nga shërbimet zjarrfikëse.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku në terren po punojnë 5 mjete zjarrfikëse me 20 efektive, 40 efektivë të forcave të armatosura, punonjës të ADZM, forca mbështetëse të bashkisë dhe një buldozer i Ministrisë së Mbrojtjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME