Categories Lajme

Plasën emrat e porositësve të vrasjeve, merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Dumani-Hoxhaj

Familjet e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës janë marrë në mbrojtje nga policia. Dy të penduarit në bashkëpunim me policinë kanë nxjerrë “të palarat” e shumë kriminelëve, që janë bërë protagonistë në ngjarje të rënda kriminale në vendin tonë.

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthyen tetë banda kriminale në vend. SPAK ka lëshuar 32 urdhër arreste, ndërsa të arrestuar janë 18 persona.

Dumani u arrestua disa javë më parë, pasi i shpëtoi një atentati në Elbasan. Ai u prangos në një banesë në Fier, ku strehohej, ndërkohë që ishte i plagosur. Nuredin Dumani ishte personazhi më i kërkuar i drejtësisë shqiptare në vitet e fundit dhe është autor i disa vrasjeve.

Pas arrestimit ai ka treguar gjithçka për prokurorët e SPAK, duke marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Rrëfimet e tij çuan në zbërthimin e tetë bandave të rrezikshme kriminale në vend.

Kujtojmë se Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Henrik Hoxhajn, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes, ditën që makina e tyre u qëllua me armë në fshatin Papër teksa ishin nisur për të kryer një atentat sipas prokurorisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME