Categories Lajme

Platforma e re e sistemit bankar/ Rigjallërim kreditimit dhe ulje të kredive me probleme

/ATSH/- Në vijim të punës për zbatimin e “Platformë për rigjallërimin e kreditimit” të rënë dakord midis Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), institucionet e linjës diskutuan në Tiranë, për piketat e kësaj platforme me fokus mbështetjen e kreditorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare të Financimit (IFC) dhe me mbështetje e Sekretariatit të shteteve Europiane për Tregtinë (SECO), organizuan këtë fund javë workshop-in me temë “Rigjallërimi i kreditimit dhe ulja e NPL-ve”. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, IFC, delegacionit të BE, përfaqësues të bankave nga departamentet juridike dhe të menaxhimit të riskut.

Platforma e re, prek politikat e kreditimit të bankave, sistemet e pagesave dhe edukimin financiar, shtylla të rëndësisshme të sistemit bankar, të cilat nën konsulencën e institucioneve ndërkombëtare synojnë përmirësime rregullative dhe iniciativa konkrete, për nxitjen e kreditimit si një burim i pazëvendësueshëm për rritjen ekonomike dhe ndërmjetësimin financiar.

Përfaqësues të bankave u shprehën se, treguesit financiarë të sektorit bankar, dëshmojnë se potenciali për zgjerimin e kreditimit në tërësi dhe në sektorë të caktuar është i konsiderueshëm. Ndërsa bankat kanë hapësira për të rritur kreditimin me ritme më të shpejta, veçanërisht në monedhën kombëtare dhe në drejtim të sektorëve e subjekteve që kanë qenë më pak të financuar deri tani. Me qëllim shfrytëzimin e këtij potenciali, është hartuar edhe kjo platformë nëpërmjet së cilës identifikohen disa veprime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të kreditimit dhe krijojnë kushte më të mira për rritjen e kreditimit. e.xh/j.p

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME