Categories Lajme

‘Plazh i lirë’/ Lirohen 2800 m2 në Shëngjin të Lezhës, nën hetim 7 pronarë e pëson sërish ish-drejtori i Taksave, Arben Ndoj

Aksioni anti-informalitet ka ‘goditur; një tjetër rast ditën e sotme. Në vijim të operacionit ‘Plazh i lirë’ në zonën e plazhit të Kunës në Shëngjin të Lezhës, janë liruar 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, janë sekuestruar 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në hapsirat publike si dhe janë proceduar 7 pronarë dhe një zyrtarë.

Zyrtari i vënë nën hetim është ish – Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendor pranë Bashkisë Lezhë Arben Ndoj, i proceduar dhe  më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme. Ndoj u vu nën hetim 6 ditë më parë gjatë një aksioni për të liruar 10500 m2 plazh në Shëngjin e Velipojë. Ndërsa pronarët e subjekteve që  kishin zaptuar zonën e plazhit janë: G.F., F.K, M.N., E.Ll., Gj.J., E.C. dhe P.Z. të cilët akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave”.

Si rezultat i kontrolleve në plazhin e Kunës 7 subjektet në vjalë ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike (rërës), pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë.”.

Kujtojmë se ky aksion vjen në kuadër të masave të ndërmarra prej javësh për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”.

Jo më larg se ditën e djeshme Policia e Shtetit ka liruar 2000 m2 plazhe publike në Himarë e në Durrës si dhe ka vënë nën hetim 5 pronarë subjektesh që operonin në bregdet dhe që kishin vendosur çadra private të cilat më pas kundrejt pagesës ua jepnin pushuesve. Po ashtu janë sekuestruar edhe 470 komplete shezlongë e çadra.

Policia njofton se do të ketë vijim të planit të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME