Categories Lajme

Shqiptarët rekord negativ në BE, sa duhet të punojnë për të blerë një iPhone XS

Vit pas viti telefonët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht një e mirë luksi. Po për fat të keq për të pasur një nga telefonat e fundit të Apple mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 445 orë (rreth 3 muaj), së paku 100 orë më shumë edhe se vendet e rajonit.

Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar mbi çmimet zyrtare të kompanisë Apple (Iphone xs 256 gb),  pagavemesatare në vendet e BE-së (sipas Eurostat), pagave në vendet e rajonit (sipas statistikave zyrtare në vendet dhe përkatëse) dhe pagës mesatare në Shqipëri sipas INSTAT, një shqiptari i nevojitet shumë më tepër kohë se qytetarët e BE-së, apo edhe se vetëBallkanasit apo dhe shqiptarët e Kosovës.

Aktualisht sipas faqes zyrtare të Apple një iPhone xs me 256 gb kushton 1249 dollarë, apo 1117 euro me kursin aktual.

Shqiptarëve të Kosovës ju nevojiten 338 orë pune për të blerë një iphone xs, duke u renditur kështu tëdytët, që u duhen më shumë orë. Fill pas tyre renditeten Bullgarët. Me një pagë mesatare mujore prej 568 euro, atyre ju nevojiten mesatarisht 315 orë pune, më shumë se maqedonasve që iu duhet të punojnë 302 orë, apo serbëve 278 orë.

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, malazezëve ju duhet të punojnë më pak, rreth 234 orë.

Mbi 200 orë pune ju duhet edhe lituanezëve apo rumunëve, të cilët renditen ndër vendet me pagat mesatare të ulëta.

Në anën tjetër qëndrojnë vendet  si Danimarka apo Luksemburku, ku një Iphone xs bihet për më pak se një javë punë (orët javore të punës 40). Përkatësisht në Danimarkë duhet 34 orë, ndërsa në Luksemburg rreth 41 orë pune.

Për më pak se dy javë pune të paguar me një pagë mesatare, individët mund të blejnë një Iphone xs në këto vende të Europës: Gjermani, Austri, Belgjikë, Finlandë, Suedi, Irlandë, Francë, Holandë, Itali dhe Mbretëri e Bashkuar.

Në vendet e Europës Qendrore dhe Jugore, ku pagat mesatare janë disi dhe më të ulëta, orët e nevojshme për të punuar janë disi më të larta.

Kështu në Greqinë fqinje duhen mesatarisht 164 orë pune.

Burimi: Përllogaritjet e Monitor, Eurostat, INSTAT dhe zyrat përkatëse për vendet e rajonit për pagat mesatare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME