Categories Lajme

Plazhet hapen me hotelet bosh, prenotimet janë anuluar për shkak të pandemisë

Nga kjo e hënë plazhi është i lejuar vetëm pranë hoteleve. Por hyrja në fuqi e kësaj mase lehtësuese i gjen bosh thuajse të gjithë hotelet në vijën bregdetare. Prenotimet e kësaj periudhë janë anuluar me herët për shkak të pandemisë. Operatorët flasin për një sezon mbijetesë, ndërsa këtë vit do të luajnë kartën e turizmit patriotik.

Në ditën e parë, kur të bësh plazh është e lejuar zyrtarisht, hotelet në bregdetin shqiptar ishin bosh. “Nga ana e kompleksit tonë janë marrë të gjitha masat duke u bazuar nga protokollet e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mjedisit. Nga ana e hotelit janë ruajtur distancat dhe përdoren higjeniezues.”

Prenotimet që kishin më herët për këtë periudhë janë anuluar për shkak të pandemisë. “Rreth 30% më pak do të jetë numri i shezloneve që na lejohen të kemi përpara hotelit.”  Ata kanë nxjerrë çadrat e shezlonet dhe presin fundjavën për pushuesit e parë. Sytë i kanë tek shqiptarët e Kosovës pas hapjes së kufijve.

“Për momentin prenotimet janë pending, shpresojmë që këtë fundjavë me hapjen e kufijve me fqinjët dhe Kosovën, të ketë prenotime.” Protokolli kundër koronavirusit, detyron më pak pushues në çadra e klientë në restorante. Operatorët turistikë në Durrës janë të përgatitur për një vit mbijetese. 1 qershori i lehtësirave anti-kovid i gjeti bosh edhe hotelet e Vlorës. Bizneset që prej kohësh kërkonin hapjen e plazheve, thonë se janë të tashmë thonë se kanë paqartësi me menaxhimin. Sezoni do të bazohet tek turizmi patriotik. Ndërsa në këtë fazë të parë të rihapjes ka një tendencë të çmimeve të ulta. Hapja e kufijve me vendet e rajonit është shpresa e operatorëve turistikë për më shumë pushues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME