Categories Lajme

Hapet sheshi i “Notre-Dame”

Publiku francez ka mundur të vizitojnë për herë të parë pas 14 muajve sheshin përpara katedrales “Notrë-Dam” në Paris. Për arsye sigurie, sheshi qëndronte i bllokuar pasi ishte veshur me një shtresë toksike nga zjarri i vitit të kaluar. Ekipet që po restaurojnë katedralen “Notrë-Dam” të Parisit kanë shpresë se do e përfundojnë rindërtimin e veprës monumentale brenda 5 viteve. Sheshi përpara kishës kryesore të qytetit u çlirua të dielën nga pengesat e metalta më shumë se një vit past zjarrit aksidental që do e shkrumbonte pjesërisht ndërtesën. Hapësira para strukturës 850-vjeçare ishte ndotur nga mbetjet toksike si pasojë e flakëve.

Rreth 300 tonë plumb që fortifikonin çatinë e katedrales u shkrinë pasditen e 15 prillit të vitit të kaluar duke përhapur re të përqendruara grimcash në zonat përqark. Nga frika e helmimit u pezulluan për disa javë edhe institucionet arsimore afër ndërtesës.

Fasada dhe hyrjet e harkuara të katedrales mbeten të bllokuara për arsye sigurie. Gjenerali i ushtrisë, Zhon-Lui Zhorzhëlë, është ngarkuar me programin e restaurimit dhe thotë se pandemia e koronavirusit i ka vonuar disi përpjekjet, por nuk e ka devijuar planin.

“E ka ngadalësuar pak punën, pa dyshim, por do rikuperojmë. Do e bëjmë pa nxitim, me maturi sepse kemi objektiv prillin e vitit 2024 për rihapjen e katedrales.” Për francezët, “Notrë-Dam” konsiderohet një simbol edhe më i fortë sesa Kulla Efel. “Jam e emocionuar sepse kemi shumë kohë që e presim të ndodhë, është një vend legjendar por edhe shenjë e mirë shprese.” Ekipet restauruese ende nuk kanë hequr strukturat e metalit që vitin e kaluar po përdoreshin për restaurimin e çatisë së katedrales. Ky proces pritet të zgjatë disa muaj ndërsa deri tani për rinovimin e kishës janë dhuruar rreth 1 miliard euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME