Categories Sport

PSG nuk ndalet në merkato, ofron 80 mln euro për dy lojtarët e Lazios

Paris Saint Germain e ka përqendruar merkaton te lojtarët që luajnë në kampionatin italian dhe pasi arriti të blejë përfundimisht sulmuesin argjentinas Mauro Icardi. Vëmendja e Leonardos tashmë është spostuar në kryeqytet, ku ka planifikuar një sërë takimesh me presidentin e Lazios, Claudio Lotito dhe Drejtorin Sportiv Igli tare, për të negociuar për dy futbollistë të bardhekaltërve.

Bëhet fjalë për dy ballkanasit Sergej Milinkovic-Savic dhe Adam Marusic, të cilët kanë spikatur te Lazio këtë sezon dhe janë gati të bëjnë hapin e madh të karrierës, ndërsa mediat franceze sigurojnë se Leonardo ka ofruar 80 milionë euro për të dy. PSG ndjek me mjaft interes edhe emra të tjerë nga kampionati italian, përfshi këtu Sandro Tonalin e Brescias, por edhe Allan e Koulibaly të Napolit, ku veçanërisht me mbrojtësin senegalez negociatat janë në fazë të avancuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME