Categories Lajme

Po flisja me një shoqe në FB kur mu vërsul ariu/ Bariu rrëfen momentet dramatike (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në bjeshkët e Gjallicës, ku çobani Ekrem Onuzi është sulmuar nga ariu.

Në një intervistë ekskluzive për Fax News nga dhoma e spitalit, Ekrem Onuzi, tregoi sulmin që pësoi nga ariu, i cili sipas tij e kafshoi.

Onuzi u shpreh se vetëm Zoti e ka shpëtuar nga ai sulm, ndërkohë që në ndihmë në ato momente i erdhën qentë, që u përpoqën ta largonin ariu.

Onuzi tha se numri i Emergjencës nuk i është përgjigjur.

“Isha duke ikur sipër, përmbi bjeshkë dhe dola nja një orë sipër stanit që rri. I dëgjova qentë që po lehnin.

Isha duke folur më një shoqe nga Anglia në Facebook. I thashë “për momentin mos më telefono, se një ari po u bie qenve”.

Me sekonda e kam parë që më është hedhur në gjoks, më ka hedhur tre-katër metra poshtë. Më ka kafshuar në kofshë dhe pas koke.

Falë qenve, iku për momentin, pastaj kam telefonuar familjen që më ka kafshuar ariu. 127 nuk më është përgjigjur.

Janë nisur vetë fshatarët e mi.

Më kanë ardhur shokët, duke më mbajtur në krahë dhe kam rënë në Gjibër, ku ishte hapësira që duhet të ndalej helikopteri.

Më kanë ardhur në ndihmë bashkëfshatarët e mi.

Kam qëndruar në vend, duke i rënë 127. Helikopteri, jo në shërbim, në momentin që janë lajmëruar.

Nuk zbritej më këmbë, se terreni i vështirë. Nuk kam rënë në spitalin e Kukësit, kam ardhur direkt në Tiranë.

Kisha një farë tronditje, që më befasoi. Ishte diku tek 500 kg.

Sulmi ishte punë sekondash.

Falenderoj qentë dhe Zotin që shpëtova. Qentë e kanë sulmuar në kokë.

Kam dhimbje. Falenderoj Allahun dhe të gjithë ato që kontribuan të më ndihmojnë,”- u shpreh Onuzi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME