Categories Lajme

Poezia e një francezje për Mbretin Zog, shkruar dhe recituar nga vetë ajo gjatë një ceremonie në Paris më 1933

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Korrik 2020

Komiteti i “France-Orient” (Shoqatë kombëtare propagande politike dhe ekonomike në Lindjen e Mesme, në Evropën Lindore dhe në Afrikën Veriore) ka organizuar, të hënën e 13 shkurtit 1933, një ceremoni për nder të Shqiptarëve të Parisit, ku kanë qenë të ftuar ndër të tjerë, ambasadori i Shqipërisë Stavro Stavri dhe gruaja e tij franceze. Në shkrimin e buletinit zyrtar të këtij komiteti mësojmë më shumë mbi historinë e këtij çifti dhe në fund të tij gjejmë poezinë e veçantë të Znj. Stavro Stavri për Mbretin Zog, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

“…Znj. Stavro Stavri është franceze, madje Burginjone; ajo mbart shpirtin dhe elegancën e kësaj toke, buqetën dhe vlerën e saj. Dhe kjo martesë është një roman, ai i dy ‘Promessi sposi de Manzoni’; student dhe studente në Sorbonë, të ardhur në Paris, njëri nga thellësitë e Shqipërisë, dhe e fejuara e re, nga Dukata e vjetër e Burgonjës, ata i premtuan njëri-tjerit se do të martoheshin sapo të kishin marrë bashkë diplomat e tyre të Doktoratës. Çfarë stimulimi është ky premtim që do të bashkonte shpirtin francez me besnikërinë shqiptare. Të dy bashkëshortët bartën kështu në Shqipëri ndikimin e shkencës franceze dhe sollën këtu, në Legatën në të cilën është angazhuar nga Mbreti i tij, Shkëlqesia e Tij Stavro Stavri, parfumin e atdheut shqiptar, shkëlqimin e maleve të thyera që vlerësonte Lamartine, dhe të gjitha aspiratat e një race krenare, të drejtë dhe fisnike midis të gjithë atyre të Lindjes së Afërt…”

Zogu i Parë

Kur njëzet vjet më parë, ngrihej flamuri

Në Vlorën e gëzuar, dhe që Ismail Qemali

Plaku me flokë të bardha, këndonte përtëritjen

Në Atdheun e çliruar, një burrë i ri, mbi kalë,

Përshkonte Matin, djepin e fëmijërisë së tij …

Ai ëndërronte, i mahnitur nga qielli i tij i magjepsur,

Madhështinë, bukurinë, forcën, fuqinë,

Dhe, në mbrëmje, flinte në një pallat të mallkuar

Me rrëqethjen e fuqishme të zhurmës së fluturimit të shqiponjave

E quanin Ahmet, ishte djali i madh

I një Familje të lashtë që jeton në mal;

Nëna e tij, një heroinë, kishte ditur ta stërviste

Me guximin që pushton dhe afshin që fiton.

Fati i lidhur me racën e pafrikshme

Që gjithmonë dëshiron të rritet dhe të arrijë majën,

U dhuroi Shqiptarëve, një shef, një shpirt, një zemër

I lindur për t’u sjellë atyre zhvillimin që asgjë nuk ndal.

E thërrisnin Ahmet, djali i Zogut, Fitimtar!

Ishte ai, dhjetë vite më vonë, që tashmë Sovran,

Njëzet herë, ndoshta njëqind, gjithmonë me të njëjtin guxim,

Për të shpëtuar vendin e tij, rrezikoi me zemër të qetë,

Jetën bashkë pasuritë e tij, duke vështruar vdekjen ballë për ballë.

Skënderbeu e frymëzonte, ky luftëtar i shquar,

Që çliroi Krujën nga zgjedha e tiranisë.

I gjithë populli i tij, njëzëri, brohoriti : “Zog i Parë!”

Mbret i Shqiptarëve, Djalë i kësaj Shqipërie

Që e deshti të bashkuar e të lirë, në tokën Evropiane.

Paris, 13/2/33.

(Poezi nga Znj. STAVRO STAVRI.)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME