Categories Lajme

Polici grek i arrestuar në Shqipëri: do shkonim në Bularat me deputetin

Autoritetet shqiptare arrestuan të shtunën në Sarandë kanë arrestuar një efektiv të policisë greke, i cili do të shkonte në fshatin Bularat të Gjirokastrës për të marrë pjesë në përkujtimin për Kostandino Kaçifas, që u vra duke qëlluar policinë.
Efektivit të policisë greke, Marios Gogolos 35 vjeç iu gjet një armë pa leje me 6 fishekë. Sipas burimeve të tvklan.al, polici grek nuk e kishte armën e shërbimit pistoletën që iu sekuestrua. Gjithashtu, këtë armën nuk e kishte deklaruar as në pikën e kalimit kufitar mes dy vendeve.

Punonjësi i policisë greke të Igumenicës u ndalua në aksin Sarandë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”. Në makinë ai udhëtonte së bashku me deputetin grek Vasili Giogiaka. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se do të shoqëronte në Bularat deputetin grek, dhe për këtë arsye kishte marrë armën e dytë, jo atë të shërbimit. Pritet që të efektivi i policisë greke të dalë nesër përpara Gjykatës për masë sigurie. Ndërsa deputeti Giogiaka u la i lirë dhe ndaj tij nuk pati asnjë masë nga ana e autoriteteve shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME