Categories Lajme

Flet pedagogu që larguan nga protesta e studentëve

Pedagogu Jani Marka, i cili nuk u lejua të flasë në protestën e studentëve, ka thënë se ky ishte një akt dhune.

“E gjitha kjo ishte e paparashikueshme nga ne. Gjithë kjo protestë e jashtëzakonshme u ka dhënë shpresë shqiptarëve. Doja të flisja për këtë dhunë të ushtruar ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme. Historia do të tregojë të vërtetën. Unë Jani Marka në dy zgjedhjet e fundit i kam bojkotuar. Ne na akuzojnë pse jemi Organizata Politike. Ne nuk protestojmë vetëm për studentët, por edhe për punëtorët. Minatorët. 44 minatorë kanë vdekur vitet e fundit.
Ardit Gjoklaj djali që vdiq tek Sharra. Ne kemi protestuar tek Bashkia dhe ne na quajnë vegël të Erion Veliajt dhe të Soros. Ne nuk kemi vjedhur asnjë cent. Unë jam dhunuar sot këtu dhe desha të flisja kundër dhunës. Gjithë ky plan me sa duket që dje, ditën e 8 Dhjetorit, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të organizonin një protestë të madhe. Për fat të mirë, turma nuk shkoi atje. Kush po e përçan protestën? Është e thjeshtë, janë forumet partiake. Ne do t’i demaskojmë. Ky vend është vjedhur. Nuk e kemi vjedhur. Këta që menaxhojnë miliardë lekë shqiptarësh, atje vjedhin. Nuk e meriton fytyra ime të trajtohet kështu që kam një shtëpi atje tek Rruga e Dibrës dhe çoj djalin në këmbë në Shkollë. Unë njeri i dhunshëm? Kam ngrënë grushta. Pse nuk më lanë të flisja? Është e thjeshtë, janë forumet partiake. Ne do t’i demaskojmë”, tha ai për gazetarët në terren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME